Salmon And Broccoli Pasta Recipe- Makarona Tagliatelle Me Salmon dhe Brokoli

Jemi në stinën e vjeshtës kur gjatë ditëve të ftohta kemi nëvojë për më tepër kalori. Sot duam të ndajmë një pjatë të parë vjeshte, Makarona Tagliatelle Me Salmon dhe Brokoli, një pjatë shumë e shijshme, për një vakt dreke apo darke në familje. Receta e sotme është një kombinim i salmonit të freskët me brokoli, përbërës me vlera të larta ushqyese dhe burime të pasura të sigurimit të nevojave tona ditore për një sërë vitaminash dhe mineralesh.

Salmoni është një nga llojet e peshqve të kuq që ka vlera të larta ushqyese. Ai është i pasur me Omega 3, proteina dhe vitamin D, të cilat janë shumë të nevojshme për organizmin dhe kjo e fundit edhe më tepër e nevojshme të sigurohet nëpërmjet ushqimeve dhe suplementeve për stinën e vjeshtës dhe dimrit, kur dhe mungojnë ditët me diell.
Brokoli gjithashtu përmban vlera të larta ushqyese, i pasur me vitamina me minerale. Kështu brokoli siguron mbi 20% te nevojave tona ditore me vitamin C dhe K, të cilat i ka me shumicë, dhe në mënyrë më të moderuar nevojat tona për vitamin B dhe Manganezë.
Ne kemi përdorur salmonin e freskët, por ju fare mirë mund ta zëvendësoni edhe me të tymosur.

PërbërësitSalmon And Broccoli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

  • 200 g salmon i freskët
  • 1 brokoli e vogël
  • 200 ml pana kuzhine
  • 3 lugë vaj ulliri
  • Kripë ,piper,vaj ulliri, borzilok, majdanoz
  • 1 thelp hudhër
  • 400 g makarona Tagliatele të freskëta
  • Djath Grana i grirë

Përgatitja

  1. Vendosim ujin të ziejë në një tenxhere për makaronat.
  2. Marrim fileton e salmonit dhe e pastrojmë nga lëkura dhe halat nqs ka. E presim në copa të vogla dhe në një tigan të madh ku kemi shtuar vaj ulliri dhe hudhrën , e kavërdisim për 2- 3 minuta.Salmon And Broccoli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë edhe brokolin, të cilin me parë e kemi prerë në copa sipas luleve të tij dhe e kemi larë dhe zjerë për 2 minuta në një tenxhere me ujë e kripë.Salmon And Broccoli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  4. I përziejmë për pak çaste me njëra tjetrën dhe shtojmë panën e kuzhinës. Shtojmë edhe pak ujë nga zierja e brokolit dhe e lëmë pak të lëngëshme salcën që u krijua. Shtojmë kripë e piper të zi.Salmon And Broccoli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë uji për makaronat është gati duke vluar, dhe do të shtojmë kripë dhe hedhim taliatelet për ti zjerë. Do ti gatuajmë për pak minuta sepse është brumë i freskët, ndiqni udhëzimet e paketimit, duke i transferuar te tigani i salcës një minutë përpara se të mbarojë koha e zierjes.Salmon And Broccoli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I kullojmë dhe i shtojmë te tigani i salcës. I përziejmë mirë. Makaronat duhet të jenë të lëngshme dhe kremoze në momentin e servirjes. Kështu që mund të shtojmë pak nga uji i zjerjes së makaronave.Salmon And Broccoli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Shtojmë disa gjethe borzilok të freskët, majdanoz të freskët të grirë imët dhe djath Grana të grirë. E servirim menjëherë këtë pjatë të shpejtë, të shëndetshme dhe shumë të shijshme.Salmon And Broccoli Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizitoni dhe ndiqni faqet tonë. Për çdo pyetje apo koment, lutem ndjehuni të lirë të shkruani në formën më poshtë.

Leave a Comment