Nȅ vijim tȅ recetave tona me tematikȅ vjeshte, sot dȅshirojmȅ tȅ ndajmȅ me ju Recetȅn e Supȅs me Kungull Dimȅror. Njȅ recetȅ shumȅ e shijshme, e lehtȅ pȅr tu pȅrgatitur dhe njȅ zgjidhje shumȅ e mirȅ pȅr njȅ dhe pjatȅ tȅ parȅ nȅ njȅ vakt dreke apo darke. Kombinon shumȅ mirȅ me receta tȅ tjera mȅ pȅrbȅrȅs nga mishi i shpendȅve, pȅr tȅ servirur kȅshtu njȅ dreke dinjitoze pȅr tȅ afȅrmit dhe miqtȅ tuaj. Ju mund tȅ pȅrdorni cilindo varietet tȅ kungullit dimȅror qȅ mund tȅ keni apo pȅlqejȅ pȅr kȅtȅ recetȅ. Ne kemi pȅrdorur kungullin e verdhȅ.
Ju mund tȅ lexoni gjithashtu edhe recetȅn tonȅ tȅ Rizotos me Kungull Dimȅror Dhe Fileto Pule
Pȅrbȅrȅsit
- 200 g kungull i verdhȅ
- 1 patate
- 1 karrotȅ
- Njȅ copȅ fileto pule (fakultative)
- Majdanoz
- kripȅ
- njȅ fetȅ buke
- Limon,
- 1 lugȅ çaji xhenxhefil i freskȅt i grirȅ
- vaj uliri
- piper i zi
Pȅr pȅrgatitjen e kȅsaj recetȅ ju duhet njȅ grirȅse kuzhine i mirȅ. Hidhni njȅ sy ofertave mȅ tȅ mira tȅ Grirȅseve tȅ Kuzhinȅs Pȅr 2020.
Pȅrgatitja
-
- Pastrojmȅ perimet nga lȅkurat dhe i lajmȅ me ujȅ tȅ rrjedhdhȅm. I presim nȅ copa jo shumȅ tȅ vogla dhe i fusim nȅ njȅ tenxhere nȅ ujȅ tȅ ftohtȅ dhe kripȅ. Fusim dhe njȅ copȅ fileto pule ose njȅ pjesȅ nga gjoksi i pulȅs dhe 2 degȅ majdanoz.
- E vendosim tenxheren tȅ ziejȅ nȅ zjarr tȅ mesȅm pȅr 15-20 minuta.
- I frulojmȅ perimet me ndihmȅn e njȅ mixeri dhe me lȅngun e tyre qȅ tȅ dali njȅ masȅ kremoze, jo e trashȅ.
- Nȅ fund do e rregullojmȅ me limon, vaj ulliri, kripȅ, piper dhe xhenxhefil.
- Do tȅ presim fetȅn e bukȅs nȅ copa tȅ vogla kubike dhe do e kalojmȅ nȅ njȅ tigan tȅ vogȅl me pak vaj ulliri, tȅ bȅhet krokante.E servirim supȅn tȅ nxehtȅ me copat e bukȅs dhe 1 fije vaj ulliri. Nȅse pȅlqeni shijen pikante, mund ti shtoni spec djegȅs supȅs pȅrpara se ta shȅrbeni ose nȅ pjatȅn tuaj personale.
Ju bȅftȅ mirȅ!
Faleminderit qȅ ndoqȅt edhe njȅ tjetȅr recetȅ nga blogu ynȅ. Jeni tȅ mirȅpritur tȅ ndani dhe komentoni receta tona.
“Si krijues të këtij website, ne rekomandojmë produktet dhe shërbimet sa më cilësore dhe me ofertë sa më të mirë për Ju. Kur Ju përdorni një lidhje të klikueshme në këtë artikull për të bërë një blerje, ne mund të përfitojmë një komision të vogël dhe ju mund të dilni i fituar duke blerë produktin që ju nevojitej. Ju sigurojmë se ju nuk do të paguani asnjë qindarkë më tepër për blerjen tuaj, dhe Ju falenderojmë që mbështesni këtë website të vazhdojë të ndajë informacion të vlefshëm për Ju. ”