Kjo Recetë e Qofteve Me Kungulleshka Dhe Mish Viçi të grirë është e lehtë për tu pregatitur, e shijshme dhe e pëlqyer nga të gjithë, madje dhe fëmijët e vegjël.
Të qënit nënë më bën të mendoj dhe eksploroj vazhdimisht receta të reja për të ushqyer sa më shëndetshëm dhe të përdor larmi përbërësish në dietën ushqimore të fëmijës sim. Një nga teknikat për ti mësuar fëmijëve të hanë zarzavatet, mishin, peshkun, etj, është pikërisht gatimi i tyre në qofte. Fëmijët i pëlqejnë qoftet, kështu që unë përpiqem ti gatuaj në receta të ndryshme.
Si dhe kemi theksuar në recetat tona të tjera, kungulli është një perim pa yndyrë dhe pa aromë, ndaj dhe kombinon shumë mirë me mishin, pulën, peshkun, etj. Në këtë recetë do ta kombinojmë me mishin e grirë të viçit, por ju mund ta përdorni të njëjtën recetë duke zëvendësuar mishin e viçit me pulë, apo peshk. Qoftet mund të zgjedhim ti gatuajmë në forma të ndryshme, të vogla mund ti shërbejme për bankete, por edhe të mëdha dalin shumë të mira e me to mund të përgatisim harmburger të shijshëm për fëmijët tanë.
You mund të lexoni edhe Best Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte
Përbërësit
- 2-3 kungulleshka
- 400-500 g mish i grirë viçi
- 1-vezë
- 1-qepë e vogël
- 1-2 thelpinj hudhër (facultative)
- 100 g bukë e thërrmuar dhe tjetër për të lyer qoftet nga jashtë
- 100 g djathë i grirë Parmixhano
- kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz, nenexhik.
- Që të pjekim qofte të mira na duhet një tavë e mirë për pjekje në furrë dhe letër furre cilësore. Hidhi një sy Seteve të Tavave Për Pjekje dhe listës sonë me Letrën Më të Mirë të Furrës.
“Si krijues të këtij website, ne rekomandojmë produktet dhe shërbimet sa më cilësore dhe me ofertë sa më të mirë për Ju. Kur Ju përdorni një lidhje të klikueshme në këtë artikull për të bërë një blerje, ne mund të përfitojmë një komision të vogël dhe ju mund të dilni i fituar duke blerë produktin që ju nevojitej. Ju sigurojmë se ju nuk do të paguani asnjë qindarkë më tepër për blerjen tuaj, dhe Ju falenderojmë që mbështesni këtë website të vazhdojë të ndajë informacion të vlefshëm për Ju. . ”
Përgatitja
- Së pari, do të grijmë kunkulleshkat me renden dhe do i vendosim në një kullesë të heqim lëngun e tepërt.
- Në të njëjtën mënyrë do të grijmë edhe qepën dhe do të grijmë imët me një thikë hudhrën.
- Në një tas të thellë, do të përziejmë kungulleshkat, mishin e grirë, djathin e grirë, qepën dhe kudhrën e grirë, kripë (kini kujdes jo shumë se ka edhe djathi kripë), piper, 2-3 lugë vaj ulliri, dhe i përziejmë mirë. Do të shtojmë edhe bukën e thërrmuar dhe erëzat e freskëta dhe të grira imët dhe i përziejmë duke krijuar kështu brumin e qofteve. Ju mund të shtoni më tepër ose më pak bukë të thërrmuar, në varësi edhe të lagështisë që do ketë masa e përgatitur. Brumin e qofteve mund ta përgatisim edhe një ditë më parë dhe ta ruajmë në frigorifer, për ta gatuar përpara vaktit që do i shërbejmë.
- Nxehim furrën në 200 gradë. Ne do i gatuajmë me pjekje në furrë, por ju mund të zgjidhni fare mirë ti skuqni në tigan. Përgatisim një tavë për pjekje, duke e lyer me pak vaj ose duke i vendosur sipër një letër furre.
- Në një pjatë të sheshtë hedhim bukë të thërrmuar dhe me ndihmën e pëllëmbëve të duarve do i japim formë qofteve. I kalojmë në bukën e thërrmuar, dhe më pas në tavën që kemi bërë gati për pjekje. E vendosim tavën në furrën e nxehur dhe i pjekim qoftet për 25-30 minuta.
- I lëmë të ftohen dhe më pas i vendosim në një pjatancë për servirje, duke i shërbyer të ngrohta, por edhe të ftohta janë shumë të shijshme. Përveç konsumimit në shtëpi, janë një ushqim i shëndetshëm për tu marrë me vete në punë, piknik, shkollë, etj.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që ndaluat në këtë artikull, jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja nëse zgjidhni ta provoni.