Rolled Chicken Breast Recipe- Role Me Fileto Pule

Fileto e pulës është një nga pjesët e pulës që mund të gatuhet në qindra mënyra. Kjo recetë e Roles Me Fileto Pule është një kombinim i shijshëm i proteinave të mishit dhe bulmetit. Mishi i bardhë i pulës nuk ka shumë yndyrë dhe ne mund ti shtojmë shije si të dëshirojmë. Në recetën e sotme gjoksi i pulës do kombinohet me proshutë dhe djath, dhe do ta shoqërojmë me brokoli të zierë. Kjo është një mënyrë e thjeshtë që nuk kërkon shumë kohë, gatuhet shpejt në tigan, të shijon shumë dhe është e shëndetshme. Ju mund ta shoqëroni me çfarë të dëshironi, me patate ose pilaf, ose dhe vetëm me një sallatë të stinës.

Përbërësit

  • 2 gjoks pule
  • Kripë,piper i zi, rozmarinë, vaj ulliri
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 4 feta proshutë pule
  • 4 feta djath guda
  • 1 brokoli .
  • Disa feta limon

Përgatitja

  1. Nisim me prerjen e gjoksit të pulës në feta duke e ndarë në fillim mishin nga kocka me anë të një thike të mprehtë inoksi dhe pastaj e presim në mënyrë tërthore, sa me hollë. Ju mund ti merrni filetot e pulës të prera dhe gati vetëm për ti gatuar. E rrahim lehtë me një rrahëse mishi dhe i marinojmë me kripë e piper.Rolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking Recipes
  2. Vendosim sipër proshutën dhe djathin dhe i mbështjellim role. Rolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking RecipesRolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe 1 degë rozmarine dhe e vendosim në zjarr të mesëm.
  4. Vendosim rolet kur të jetë nxehur vaji dhe i rrotullojmë me kujdes nga të gjitha anët për 4-5 minuta. Rolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking Recipes
  5. I hedhim kripë e piper dhe i shuajmë me verën e bardhë. I lëmë të avullojë alkoolin dhe e mbulojmë me kapak.Rolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking Recipes
  6. E gatuajmë për rreth 10 minuta në zjarr të ulët, sa të marrin ngjyrë të artë. Nqs ju mendoni se mishi është i fortë atëherë shtoni nje gjysëm gote ujë që të gatuhet tamam. Rolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking Recipes
  7. Djathi i shkrirë dhe lëngu i lëshuar nga gatimi do të formojnë një salcë që do të shoqërojë mishin tuaj. Rolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking RecipesRolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking Recipes
  8. Veçmas, në një enë tjetër, zjeni brokolin e copëtuar në ujë me kripë për 3-4 minuta. Marinojeni me vaj, kripë e limon. Priteni rolenë në copa rrethore dhe shërbejeni të ngrohtë.Rolled Chicken Breast Recipe- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vijoni të ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja në formën më poshtë nëse e provoni recetën.

Leave a Comment