Easy Caprese Salad Recipe-Sallatë Kapreze

Kjo recetë e Sallatës Kapreze është një aperitif shumë i shijshëm dhe i lehtë që ne e servirim shpesh gjatë stinës së verës.
Përgatitja është shumë e thjeshtë, në pak minuta mund ta servirni dhe shijoni ndërkohë që gatuani recetat e tjera të drekës apo darkës tuaj.

Përbërësit

  • 1 mocarela e madhe 150-200 g
  • 6-7 domate të vogla
  • Gjethe borziloku
  • Vaj ulliri, kripë dhe rigon

Përgatitja

  1. Presim mocarelën në feta. E vendosim në një pjatë servirje.
  2. Presim dhe domatet e lara në gjysëm dhe i vendosim bukur në pjatë duke i zbukuruar me gjethe borziloku. I japim shije me vaj ulliri, kripë dhe rigon sipër.Easy Caprese Salad Recipe-Family

Ju bëftë mirë!

Leave a Comment