Shrimp Scampi Linguini Recipe-Linguini Me Skampi

Kjo recetë e Makaronave Linguini me Karkaleca Skampi Dhe Domate të Freskëta është një tjetër recetë e shijshme verore, që ne duam ta ndajmë me ju sot.

Edhe pse kemi ndarë receta të tjera me karkaleca, duhet të dini se çdo produkt i detit ka shijen e tij të veçantë duke na dhënë mundësinë të gatuajmë pjata shumë të shijshme dhe unike. Kjo është një pjatë e parë dhe shumë e shijshme për një vakt dreke apo darke.

Përbërësit për 5-6 Persona

  • 500 g linguini
  • 10 -12 skampi
  • 3-4 domate të medha të kuqe
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë,piper, vaj ulliri
  • Majdanos dhe borzilok i freskët
  • Spec djegës nqs ju pëlqen

Përgatitja

  1. Në një tenxhere vendosim ujin të vlojë për zierjen e linguineve.
  2. Pastrojme skampit duke i prerë në mes me një thike kuzhine në mënyrë gjatësore, u heqim zorrën që kanë në shpinë dhe i shpëlajmë me kujdes në ujë të rrjedhshëm.
  3. I kalojmë në një tigan me vaj ulliri dhe 1 thelb hudhër për 3-4 minuta në zjarr të mesëm.
  4. Veç në një tigan tjetër të thellë hedhim disa lugë vaj ulliri dhe 1 thelb hudhër dhe shtojmë domaten e grirë në rende ose ne kubik dhe e gatuajmë derisa të na formohet një salcë e përshtatëshme.
  5. Do të duhen përafërsisht 15 minuta në zjarr të ulët. Shtojmë kripë e piper dhe disa gjethe borzilok. Kjo salcë mund të përdoret edhe vetëm kështu me spageti.Best Shrimp Scampi Linguine Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Bashkojmë salcën me karkalecat skampi dhe i gatuajmë së bashku në zjarr të ulët për 3-4 minuta që të marrin shijen e njëra- tjetrës. Shtojmë edhe majdanoz të grirë imët.
  7. Ndërkohë linguinet i kemi vënë të ziejnë në tenxheren me ujë të valuar dhe kripë. Do i ziejmë 1-2 minuta me pak se koha e paketimit.
  8. I kullojmë makaronat dhe i shtojmë te salca duke i përzierë bashkë me salcën për 1-2 minuta. Shtojmë dhe pak nga uji i zierjes së makaronave që salca të jetë pak e lëngëshme. I rregullojmë me të gjitha erëzat dhe vaj ulliri e piper.
  9. I shërbejmë të ngrohta, në një pjatancë të madhe në mes të tavolinës për një dreke familjare.Best Shrimp Scampi Linguine Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Jeni të mirëpritur të lini pyetjet apo komentet tuaja më poshtë. Në do ju përgjigjemi shpejt.

Faleminderit

Irinda

Leave a Comment