Easy Shrimp Linguine Recipe-Linguine Me Karkaleca Dhe Pana

Përgatitja e recetave me makarona është jo vetëm  një zgjidhje e shpejtë e vaktit për ju apo gjithë familjen, por njëkohësisht duke kombinuar përbërës të ndryshëm përftojmë pjata me shije unike dhe shumë të shijshme. Kjo recetë me Linguine, Karkaleca dhe Pana, ka brenda shijen e detit dhe të tokës. Do ju pëlqejë shumë, sidomos fëmijët që në përgjithësi e duan shumë kremin Pana në gatime. Përgatitja është e thjeshtë, në më pak se 20 minuta pjata juaj është gati.

Përbërësit -4 PersonaEasy Shrimp Linguine Recipe-Family Cooking Recipes

  • 400 g Linguine
  • 500 g Karkaleca të paqëruar (250-300 g të pastruar)
  • 200 ml pana kuzhine
  • 5-6 domate qershi ose një domate mesatare e pjekur
  • 1 qepë mesatare e kuqe
  • Vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz i freskët, ose borzilok

Përgatitja

  1. Pastrojmë karkalecat nga kokat, bishti, guaska dhe vena ranore, të cilën mund ta hiqni duke e çarë lehtë kurrizin e karkalecit me ndihmën e një thike.
  2. Vendosim një tenxhere me ujë në zjarr të vlojë për zierjen e makaronave.
  3. Ndërkohë, në një tigan për përgatitjen e salcës, shtrojmë vaj ulliri dhe e vendosim të ngrohet në flakë mesatare. Shtojmë qepën e grirë imët, e kasurdisim dhe lëmë të gatuhet me kapak derisa të zbutet me zjarr të ngadaltë për 10 minuta. Po të jetë nevoja shtoni pak ujë të ngrohtë nga i makaronave.
  4. Ndërkohë uji ka vluar, shtrojmë kripën dhe hedhim linguinet të ziejnë sipas kohës së treguar në paketim.
  5. Presim domatet qershi në mes ose çerek dhe i shtojmë tek qepa e zbutur. Nëse keni një domate mesatare priteni në kubikë mesatare. Shtojmë pak kripë dhe i lëmë të gatuhet 4-5 minuta.Easy Shrimp Linguine Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë karkalecat dhe i lëmë të gatuhet bashkë me qepën dhe domaten për 3-4 minuta.Easy Shrimp Linguine Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Ndërkohë edhe linguinet kanë zierë, i shtojmë tek salca, shtojmë panën e kuzhinës, kripë dhe piper nëse ka nevojë, pak vaj ulliri, i përziejmë për pak sekonda, shtojmë majdanoz të grirë ose gjethe borzilok dhe pjata juaj është gati për tu servirur.
    Servirini menjëherë.Easy Shrimp Linguine Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga blogu ynë. Lutem lini komentet, pyetjet, apo ndjehuni të lirë të ndani recetën me miqtë tuaj.

Leave a Comment