Chickpea Meatballs Recipe-Qofte me Qiqra

Qiqrat ashtu si dhe fasulet apo thjerzat janë një nga ushqimet më të shëndetshmë për tu konsumuar gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Të pasura me proteina, fibra, hekur, fosfor, vitamin B6, magnez, zink,etj, ato janë një burim i rëndësishëm i plotësimit të nevojave tona ditore me proteina dhe mineralet e tjera që ato përmbajnë.
Sot do të ndajmë me ju recetën e Qofteve Me Qiqra, një recetë vegjetariane shumë e shijshme, e cila mund të konsumohet qoftë si një antipastë, shoqëruar me salca apo sallatra të tjera, qoftë edhe si pjatë kryesore vegjetariane. Unë zgjodha ti pjek në furrë, por ju edhe mund ti skuqni në mjaftueshëm vaj vegjetal.

Ju mund të lexoni edhe recetën tonë të Qofteve me Fasule Të Kuqe

Përbërësit

• 400-450 g qiqra të ziera
• 2 vezë (një për të lyer qoftet nga jashtë)
• 2-3 lugë djath të grirë
• 60 g djath i butë
• Një fetë bukë e thekur e zbutur në qumësht ose ujë
• 3 lugë vaj ulliri
• Kripë
• Piper
• Rozmarinë e freskët
• Një thelp hudhër
• Bukë të thërrmuar

Përgatitja

  1. Do të vensosim qiqrat e thata në ujë të paktën për 12 orë, ose gjithë natën (ju mund të blini edhe qiqra të ziera gati). Do i kullojmë, dhe i vendosim të ziejnë me një degë rozmarinë derisa të zbuten.Chickpea Meatballs Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Në një grirëse kuzhine do të hedhim qiqrat e ziera, shtojmë edhe pak rozmarinë të freskët dhe i grijmë imët sa të bëhet një masë si miell. Rozmarinën mund ta grini edhe veçmas me thikë.Chickpea Meatballs Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në një tas të thellë, do të shtojmë, qiqrat e grira, bukën e zbutur e të thërrmuar me dorë, gjathin e grirë, vezën, vaj ulliri, kripë, piper, dhe do ti përziejmë mirë të zëmë brumin e qofteve.
  4. Përgatisim në nje tas djathin e butë të prerë në copa të vogla. Në një tas tjetër do të rrahim vezën për të lyer qoftet nga jashtë. Përgatisim edhe një pjatë me bukë të thërrmuar. Do të ndezim furrën në 180 gradë, dhe do të përgatisim një tavë për pjekje me letër furre.Chickpea Meatballs Recipe-Family Cooking RecipesChickpea Meatballs Recipe-Family Cooking RecipesChickpea Meatballs Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të marrim nga pak brumë, dhe në mes do vendosim një copë djath, do i japim me dorë formën e rrumbullaket duke e mbyllur mirë, do i kalojmë në vezë, bukë të thekur dhe i vendosim në tavën për pjekje.Chickpea Meatballs Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do i pjekim në furrën e nxehur për 20-25 minuta. Shikojini vetë sa të marrim një ngjyrë të artë.
  7. Shërbejini me sallata të stinës dhe salca të përgatitura vetë në shtëpi si xaxiq.

Ju bëfshin mirë!Chickpea Meatballs Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentte tuaja më poshtë.

Leave a Comment